Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, pas përplasjes me kryetarin e këtij komisioni, deputetin e Vetëvendosjes, Ardian Gola. Të mos e konsumojë kohën për të na zhvendosur komplet temën për çka jemi mbledhur këtu, pra projektligji për agjencinë e akreditimit dhe ta orientojmë debatin në këtë projektligj. Çështjet që kanë të bëjnë më KSHC-në janë çështje tjera”, ka deklaruar Gola. Ky qëndrim i tij i ka nervozuar deputeten e PDK-së. “Nëse nuk ka mundësi në këso lloj atakimesh të diskutohet me dashamirësi për sfidat që i kemi në proces, pozitë e opozitë, për institucionet publike dhe private në cilësinë e arsimit, atëherë urdhëroni, e keni kohën e duhur dhe të mjaftueshme të bëni çfarë të doni”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, duke u larguar nga salla e mbledhjes, e cila përfundoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë mbledhje ishte paraparë të raportonte ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …