leoni

Sadik Halitjaha: Heroi i kombit, Ahmet Kaçiku, yll i pa shuar!

Ahmet Kaçiku, lindi me 15 janar të vitit 1964 në Fshatin Bitij! U rrit pa babai i tij Shabani vdiq ne prag te martesës se Ahmetit. Atij si djalë i madh i kësaj familjeje i rëndoi barra e rëndë mbi supet e tija! I edukuar mirë nga prindërit, nga  Nana Velime e cila vazhdimisht e edukoi per komb e Atdhe!

Edhe se u gjind ne kurbet gjatë luftës së UÇK-s!

Ahmeti me gjenin e ti luftarak nuk mundi ta duroj gjakosjen dhe vrasjen e popullit, ky të rrinte në gurbet!

Nga Gjermania erdhi ju bashkuar luftëtarëve në Budakovë!

Ky trim, jo veç në beteja por edhe në përditshmëri, binte ne sy me sjelljet qëndrimin burrëror e luftarak!

Një dit erdhi në Komandë mu drejtua Komandant kam ardhur me të lyp leje,me shkuar në shtepi!

Q’far halli ke i thash? Jo tha skam hall per veti, un që disa muaj nuk kam qen ne shtepi, jam ardhur nga Gjermania drejt e në luftë!

Por dua te shkoi e të i marr edhe dhjet kusheri se pse shum her kemi mbetur pa gjum se bashku tuj ba biseda për ket luft!

Ahmet po ti shtepin e ke ne Biti, atje asht i mobilizuar nji batalon i Serbve te Shterpces e Berzovices!

Fshatin e par e keni me banor Serb!

Ata armiqet e shtrin vin e franëtit, Prej Bajrakut te Mushtishtit te Kryqi, Guri i Dellocit,Bjeshka e Bukoshit, Guri i Kuq, Rrakopeq deri te antena mbi Bokogllav!

Ti e ke veshtir nga Vorret e Krushqve te kalon te i bjer drejt te shtepia!

Por merri edhe dy luftetar silluni nga ana e Shoshiqit dhe futi nga ane e prrot! Jo nga shteku!

Komandant tri dit me jep leje dhe vetem shkoi!

Jo tri, po  tridhjet, po dua te jesh ti i siguruar!

Un skam siguri per ty, pastaj si mund ta di un ku je,aje gjell ti?!

Me bindi se do ti merr dy luftetar deri te i kalonte Vorret e krushqve!

Ata nga lart e shohin dhe e ndien deri sa hyn në shtepi!

Pastaj do te kthehet me kusherit ktej në luft!

E lirova dhe ai si që ishte trim, nuk i esht ulur askuj,me i than se po shkoj në shtepi a’me percillni?! Deri sa vet ishte ma automatik në krahë!

Automatikun e kishte blerë vet dhe gati i ri ishte!

Ahmeti erdhi pas pes dite me nënd Kusherit e ti dhe me motren, Lume!

Edhe se nuk kishin dashur ta merrnin Lumja i ka ndjek pas tan udhtimin naten në për errsir!

I Armatosa te gjith dhe me kerkuan të i vendos në Fshatin Maqitevë në vijen e frontit;

Guri i Dellocit, Guri i Kuq, Ne maje te Rrokopeqit! Te Guri i Kuq,toga që komandohej nga Ahmet kaqiku në Kmpanin e tret, të Komanduar nga Halil Krasniqi!

Kjo tog në Korrik te 1998 e rrzoi Helekopterin e milicis armike!

Ket muaj dhe tan muajn gusht Kjo kompani jan granatuar 52 dit pa nderprer!

Vetem nji e kemi pas te plagosur Agimin!

Ndersa armiqve jav kemi marr dy her pozicionet, Flamurin dhe municon!

Ahmeti u ba i dallueshem dhe i famshem! Nga 28 shtatori deri kah mesi i tetorit ju bashkar nisis Speciale te Xhafer Gashi.

Kah fundi i tetorit, Shukri Buja më i kerkoi 11 ushtar për fuqizim te nisis se ti,por me insistim e kerkonte Ahmetin dhe kusherit e ti!

Pasi e bisedova edhe me Ahmetin dhe me shpjegoi qe kishte bisedu me Shukriun dhe kishin ca plane te perbashkta qe te vepronin ne at Zon!

Un ju lshova nji urdher transferi!

Ahmeti u emrua pastaj në nën Zonen e Neredimes, komandant i br. 161!

Ky trim e organizoi e ushtroj dhe fuqizoi duke e bër brigad të veqant br.161!

Kur filloi Ofanziva në Reçak ky trim luftoi dhamb per dhamb me armiqet që ta mbroi popullaten si dhe mbrojtjen e kufomave bartjen e tyre në Xhamin e Reqakut! Me datën  18 janar ne mesnat

vjen me lyp municionnë në Budakovë me dy shoqrues! por shum pak gjen municion dhe një Mitraloz!

Kta heret kthehen ne mengjesin e 18 – 0 1 -1999 dhe gjat kthimit për te pozicionet tona në Reqak në oret e para te mengjesit me 19-01-1999 bie në prit nga Vezhguesit armiq!

Ai kurr nuk ju friguar plumbit te shkaut, sa edhe luftetaret tjer kan menduar qe kurr nuk mund te vritej!

Ahmeti trim i shkathet strateg e luftarak ma i zoti!

Kur erdhi Nanë Velimja ne diten e varrimit me gruan dhe vajzen e Ahmetit në komanden e Mallopolcit, i ra per ftyre e puthi ne ballë dhe nuk nxori pik loti, por i tha, o Ahmet i nënës ma i bukur me dukesh sot!

Kshtu ke pas deshir bir te biesh deshmor per Atdhe!

Ne do ta shohim lirinë bir, ti e shihje e nga para lufta e na flitje per jeten ne liri, si do te jet Kosova!

Na u drejtuar neve ju shokt e Ahmetit mos e ndalni luften merrni hak per Ahmetin dhe çlirone vendin sillne lirin!

Na mori ngrykë te gjithve na dha gajret na kshilloj te bahemi te fort!

Me pyeti a je Komandant Sadiku? Po i thash mezi u permbajta, jo veq nga dhimbja por edhe nga madheshtia e ksaj nane te madhe!

Me tha të falenderoi qe ma ke liruar Ahmetin gjat verës me ardhur ne shtepi, jemi qmall pesë dit! Tani juve ju kam e ju dua te fort, te fort perball shkaut!

U përlotëm te gjithë nga fjalët dhe fuqia e kësaj nane!

I thash ta kesh Hesetin vajzat dhe mbesat nana Velime!

Nuk paskan qenë rastësisht Lumja dhe Ahmeti aq trima!

Ahmeti varroset fillimisht ne Fshatin Mallopolc me dhjet ushtaret tjer, që ran gjat luftes së Reqakut!

Pastaj ne Vorrezat e Deshmorve në Ferizaj!

Shtatorja e branzt shendrit Qytetin e Ferizajt duket sikur na shikon si i gjallë !

Kush nga luftetaret nuk do te deshironte te ishte në vendin e Ahmet kaqikut në at Permendore!

Lavdi Ahmet Kaqikut! Lavdi Dashmorve

Nder e respekt për çlirimtaret!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …