Një grup studiuesish në një spital të Izraelit kanë deklaruar se gjetjet paraprake të një studimi sugjerojnë se doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19 nuk ndihmon për të shmangur infeksionin nga varianti Omicron. Mjekët e spitalit ‘Sheba’ në Izrael thanë se u kishin dhënë një dozë të katërt të vaksinës Fajzet apo Moderna, 274 punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe se kishin zbuluar se megjithëse përforcuesi rriste nivelin e antitrupave, ai nuk e parandalonte përhapjen e Omicron-it. “Vaksina, e cila ishte shumë efektive kundër varianteve të mëparshme, është më pak efektive kundër llojit Omicron”, tha një studiues kryesor në eksperiment. “Ne shohim një rritje të antitrupave, më të lartë se pas dozës së tretë. Megjithatë, ne shohim sërish të infektuar me Omicron që morën dozën e katërt”, shtoi ajo. Izraeli ka ofruar një dozë të katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç. Ky vend ka qenë ndër të parët që ka vaksinuar popullatën dhe ka ofruar dozën përforcuese. Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se ky informacion do të merret në konsideratë për të vendosur nëse programi i imunizimit të popullatës, do të zgjerohet duke shtuar një tjetër dozë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …