Cilit Albin t’ i besojmë, ka pyetur Daut Haradinaj, duke ia kujtuar Kurtit një deklaratë të vitit 2015 për rrymë, në kohën sa ishte në opozitë. Kurti në vitin 2015 kishte thënë se ‘Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESCO. Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet’. Haradinaj e bashkoi edhe aprovimin e sotëm të Qeverisë të udhëhequr nga Kurti për propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës. Tani Qeveria ka bërë me dije se do t’i japë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset. Por, njoftimi i Qeverisë ka ngjallur kritika të shumta pasi u mor vesh se qytetarëve, të cilët do të shpenzojnë mbi 600 kilovat në muaj mund t’u shtrenjtësohet dyfish fatura që nga muaji shkurt
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …