leoni

Nol Nushi: Kurti ka luajtur me qytetarët, i ka ngritur në këmbë, ka fituar vota në emër të kësaj kauze, të cilës tani po ia kthen shpinën

Nol Nushi: Kurti ka luajtur me qytetarët, i ka ngritur në këmbë, ka fituar vota në emër të kësaj kauze, të cilës tani po ia kthen shpinën

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka reaguar ashpër kundër kryeministrit, Albin Kurti  për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë. Ai  ka thënë së mashtruesi më i madh, në këtë mes,  është Albin Kurti, sepse i ka mashtruar qytetarët e Kosovës, duke ua  marrë votat në emër të kauzës së rrymës. Mashtrimi do të kishte qenë më i vogël sikurse Kurti kur është privatizuar KEDS-i  të kishte ndenjur  duarkryq dhe të ishte kënaqur me një komunikatë, por si aktivist, unë personalisht jam arrestuar, ka pasur aktivistë të tjerë  që  janë përgjakur  atë ditë. Albin Kurti ka luajtur me emocionet e qytetarëve, i ka ngritur ata në këmbë, ka fituar vota në emër të kësaj kauze të cilës tash jo që po ia kthen shpinën, dhe  po vepron brutalisht në kurriz të qytetarëve në ndihmë të një korporate private, e cila  vetë ka për detyrë ta furnizojë Kosovën  me rrymë”, tha  Nol Nushi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …