leoni

KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për shtrenjtimin e energjisë elektrike. KMDLNj ka kërkuar që inkasimi i faturave për energjinë e shpenzuar të bëhet pa i diskriminuar konsumatorët në baza etnike sikur që të bëhet subvencionimi i faturave për kategoritë sociale, si kriter i vetëm i përkrahjes së kategorive të rrezikuara. Këshilli ka kërkuar që urgjentisht të ndërpritet pagesa e faturave për serbët në veri të Kosovës gjë që jo se nuk është bërë por ZRRE-ja nga Qeveria e Kosovës  kërkoi afërsisht 30 milionë euro për të paguar rrymën për serbët e veriut të Kosovës, për vetëm tre muaj. Me këtë diskriminimi i konsumatorëve në baza etnike jo se nuk është ndërprerë por vetëm se është bërë më i qëndrueshëm dhe se nuk ka shenja se do të ndërpritet. Kosova është në situatë shumë të rënduar energjetike si pasojë e krizës globale dhe ngritjeve të mëdha të çmimeve të energjisë elektrike në tregun botëror andaj ka qenë e pritshme që edhe këtu të ketë rritje të çmimit për ta ruajtur qëndrueshmërinë e furnizimit, pasi filluan reduktime të mëdha”, është thënë mes tjerash, në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …