leoni

Ahmet Qeriqi: Shqipëria e Madhe, Shqipëria e katër Vilajeteve, Shqipëria historike...III
Ilustrimi nga Abedin Malaj

Në një Raport të Institutit “Johns Hopkins” kërkohen sanksione kundër atyre që promovojnë bashkim kombëtar të shqiptarëve

Në një raport të botuar ditën e sotme nga Instituti amerikan i Politikës së Jashtme amerikane “Johns Hopkins” theksohet se administrata e presidentit Joe Biden duhet të ndërmarrë sanksione ndaj çdo lideri politik në Shqipëri dhe në Kosovë, i cili bën thirrje për bashkim. Raporti i cili shpjegon situatën në Ballkan, veçanërisht marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, saktëson midis të tjerave se çdo përpjekje për të bërë thirrje apo promovuar bashkimin midis dy vendeve do të duhej të shoqërohej me sanksione. Uashingtoni duhet ta bëjë po aq të qartë tani, siç bëri kur sponsorizoi pavarësinë e Kosovës më 2008, se të gjitha format e ndarjes dhe ‘bashkimit’ janë të papranueshme dhe se ata që e promovojnë atë do të sanksionohen. Duke vepruar kështu, administrata do të rrisë konvergjencën midis të gjithëve të homologëve të saj evropianë, njohës dhe mos njohës të Kosovës. Ky hap është veçanërisht i rëndësishëm në krijimin e besueshmërisë me Athinën, e cila ka ndoshta interesin më të madh në të gjithë NATO-n dhe BE-në në shmangien e destabilizimit me ndryshimin e kufijve.”, thuhet në raport.

Në raport shpjegohet qasja që ka Perëndimi ndaj Kosovës dhe situatës në Ballkan, duke theksuar se shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, nëse ndryshojnë qëndrim përbëjnë çelësin e stabilitetit rajonal. Kjo bën që Beogradi dhe Prishtina të lëvizin nga pozicionet e tyre. Raporti vë në dukje se Perëndimi po punon me Greqinë që ajo të njohë Kosovën dhe kjo do t’i hapte rrugën Kosovës për të qenë më pas edhe anëtare e NATO-s. Gjithashtu raporti ngre alarmin për ndikimin rus dhe atë kinez në Ballkan. “Rritja e ndikimit rus dhe kinez në rajonin e Ballkanit është alarmante”, shkruhet në raport.

Më tej shpjegohet se Kosova mund të shënojë pikën përfundimtare të shpërbërjes së ‘Jugosllavisë’ që vjen vetëm përmes njohjes së saj nga vendet e mbetura të NATO-s dhe BE-së.

“Në thelb të strategjisë është: shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë prej tre dekadash mund të përfundojë aty ku filloi, në Kosovë. Ky pretendim vlen për krizën që vijon të mbajë të ngërthyer Bosnje-Hercegovinën. Sanksionet e forta të SHBA-së të vendosura në fillim të janarit 2022, edhe nëse shtrihen në një gamë më të gjerë figurash të korruptuara në vend, nuk do të shërojnë paralizën e Bosnjës prej dekadash. Nga ana tjetër, njohja e Republikës së Kosovës nga katër anëtarët e NATO-s si Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia – do të transformonte Dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe të gjithë rajonit, duke përfshirë edhe Bosnje-Hercegovinën. Të bindësh këto katër shtete – dhe një të pestë, Qipron, e cila është anëtare e BE-së, por jo e NATO-s – për të njohur Kosovën nuk është aq e lehtë. Kjo do të kërkojë një përpjekje të vendosur nga administrata Biden, së bashku me aleatët kryesorë, për të bindur ata që nuk e njohin që të ndryshojnë qëndrimin e tyre”, thuhet më tej në raport.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …