Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme plenare të Kuvendit tha se kriza energjetike ka rrezik të çojë Kosovën, Qeverinë dhe qytetarët në bankrot total. “Kuvendi po e nis sesionin pranveror me një situatë dhe krizë energjetike e cila ka rrezik ta sjell vendin, qeverinë dhe qytetarët në bankrot total. Kryetarja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila e bëri një analizë të shteteve të rajonit që mund të them me pasaktësi të shumta. Maqedonia e ka rritur veç për 9 për qind çmimin, Shqipëria shumë herët ka nisur të diskutojë për krizën energjetike, Kosova paguan 21 euro për 1 orë kilovatin një euro në shumë paguan Anglia dhe paguan më shumë se Italia. A je në mend çka jeni duke folur ju, a jeni në mend? e ka pyetur Mimoza Kusarin, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …