Sot në Kuvendin e Kosovës deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se me tarifat e reja të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, çmimi i rrymës rritet rreth 300%. “Sot qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga Qeveria për rritjen e çmimit të energjisë elektrike rreth 300%”. Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij të mëhershme. “Pra, para një viti, kryeministri i sotëm e projektonte veten si një magjistar politik që do ta ndryshonte edhe rendin botëror. I ishte krijuar përshtypja për vete që bota ishte në pritje të tij, e tani kur ka kaluar një vit, u shndërrua në një politikan i cili prodhon përditë probleme për vendin. Kurti nuk ka ofruar asnjë zgjidhje. Sot del e ankohet se qeveritë e mëhershme e kanë fajin. Pajtohem me ty që pjesërisht fajin e kanë edhe qeveritë e mëhershme. Kryetarja e grupit tënd parlamentar del e akuzon se qeveritë paraprake se kanë faj në distribucion, kanë faj në privatizim, vetë ka qenë në krye të atyre punëve”, ka deklaruar Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …