Dhjetëra grante me mijëra euro për të rinjtë ferizajas

Të rinjtë e Ferizajt, energjinë e tyre po e transformojnë çdo ditë në ndryshim pozitiv për komunitetin ku jetojnë. Të tillë janë Sovran Nrecaj, Arbnora Salihu, Rilindje Sadiku, Granit Sadiku, Diar Hamiti e Aulona Qerimi nga projekti “Komunat për të rinjtë” që financohet nga Qeveria Japoneze përmes mbështetjes së marrë në kuadër të Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore e që realizohet në bashkëpunim me MAPL dhe CDF. Ferizaj është një nga 10 komunat përfituese, andaj të gjithë të rinjtë e grupmoshave 15-24 vjeç, kanë mundësinë të aplikojnë për grante që variojnë nga 1000 – 30.000€, me projekte që synojnë të përmirësojnë përfshirjen socio-ekonomike të të rinjve, e ku me prioritet janë përcaktuar fshatrat Komogllavë, Dardani, Softaj, Bibaj, Rakaj, Surqinë, Jezerc, Neredime e Epërme, Slivovë, Pleshinë, Dubravë, Rahovicë, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …