KKMSh në Viti bënë me dije se komuna e Vitisë ka 103 raste aktive të qytetarëve të prekur me Covid-19

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH). Me këtë rast kryetari Haliti, bëri me dije se në këtë komunë aktualisht janë 103 raste aktive të qytetarëve të prekur me virusin Covid-19. Ai ju bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi që rastet e infektimit me këtë virus janë duke u shtuar në gjithë Kosovën, pa përjashtuar as komunën e Vitisë. Kryetari Halit tha se brengë e tij është numri në rritje i të infektuarave me Koronavirus në shkolla.

Kurse Fatbardha Emini, drejtoresh e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, tha se aktualisht janë të infektuar 15 mësimdhënës dhe 30 nxënës kurse në izolim për shkak të kontaktit janë 21 raste. Ajo tha se në bashkëpunim me QKMF-në në Viti, ata kanë filluar me një pilot projekt të testimit të nxënësve në shkolla. Drejtoresha Emini tha se shkollat janë të pajisura me mjete mbrojtëse por megjithatë theksoj se duhet të kihet kujdes të shtuar. Kurse Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili tha se Policia e Kosovës në Viti, do të vazhdoj me zbatimin e urdhëresave që vijnë prej organeve kompetente. Ai gjithashtu ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat pasi që për ndryshe janë të detyruar të ju shqiptojnë gjoba për mos respektimin e tyre. E Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, tha se 40% e të infektuarave janë nga sektori i arsimit. Ajo tha se megjithatë aktualisht gjendja shëndetësore e të infektuarve është kryesisht stabile dhe asnjë rast nuk është i hospitalizuar. Drejtoresha Kadolli-Halili tha se shumica e personave që kanë nevojë për terapi janë duke i marrë ato në institucionet shëndetësore të Vitisë. Në fund të këtij takimi kryetari Haliti kërkoj nga të gjithë mekanizmat komunal që të jenë në gjendje gatishmërie duke potencuar se komuna do të vazhdoj me dezinfektim dhe klorifikim me qëllim të parandalohet rritja e madhe dhe e shpejt e të infektuarve me Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …