Sot mblidhet Qeveria e Kosovës ku pritet të vendoset për masat e reja kundër virusit korona

Qeveria kumtoi se varianti i ri Omicron kërkon edhe përditësim të masave me qëllim parandalimi të përhapjes së virusit

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive me virusin  në vendin tonë,  Qeveria kumtoi se varianti i ri Omicron kërkon edhe përditësim të masave, me qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve. Qeveria bëri të ditur se nuk duhet të nënvlerësohet varianti Omicron, pasi sipas informatave nga vendet e tjera dëshmojnë qartë, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete. Kështu u tha edhe në mbledhjen e sotme të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19. Masat kanë për qëllim primar ruajtjen e shëndetit si dhe sigurimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, që të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …