Juristja e njohur, Brisida Gjikondi, thotë se vendimi i Ilir Metës për të shpallur datën zyrtare të zgjedhjeve të pjesshme vendore përmes një media private dhe jo direkt me një dekret, ishte skandaloz dhe se ai është shndërruar në një karagjoz. “Është skandaloze, qesharake dhe e turpshme që kemi një president si Meta që preferon që një datë zgjedhjesh ta zbardh dhe ta shpallë në një media private. Kjo tregon nivelin e presidentit tonë. Kjo tregon që Meta i meriton të gjitha procedurat që janë marrë kundrejt tij. Data 6 është normale, çka është çuditshme është thirrja e Ballës. Sa herë ka pasur zgjedhje të pjesshme lokale, nuk janë thirrur për konsultë partitë politike. Nuk ka nevojë. Ai e bëri kastile këtë, është bërë karagjoz e bëri për të goditur Bashën, ai është pozicionuar pranë Berishës. Balla bëri gabim që shkoi. Ai supozohet që nuk duhet ta njihte si president, sepse parlamenti e ka shkarkuar. Meta e ka thirrur pa asnjë tagër, donte t’i jepet mesazh Bashës” – u shpreh ajo. Juristja Brisida Gjikondi thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të bëhet pjesë e garës për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …