leoni

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme përfshi edhe rrugët në vendbanimet malore

Të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat e Komunës së Malishevës, me rrugët kryesore dhe qendrën komunale apo rrugët me qendrat tjera, janë të kalueshme, edhe pse në disa vende duhet kujdes i shtuar gjatë vozitjes. Gjendjen e rrugëve e ka inspektuar edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku, i cili ka vizituar disa nga fshatrat, kryesisht malore. Ndonëse reshtjet e borës kanë qenë të dendura gjatë natës dhe në mëngjes, megjithatë, nuk ka rrugë të bllokuara dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Komuna e Malishevës, ju bën thirrje ngasësve të automjeteve, për kujdes të shtuar dhe të përdorin pajisjet dimërore, siç parashihet me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …