Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, sot e mori fjalën në Kuvend për të treguar se nuk do ta votojë marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend, për shkak të një postimi në internet të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Deri tani ne si Grup Parlamentar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare i votuam. Njërën prej tyre që konsideruam që është e papranueshme e votuam kundër. Pas tij fjalën e mori deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha, i cili deklaroi se është hera e parë në historinë e këtij Kuvendi që një Grup Parlamentar voton kundër, që është për shtresën më të varfër të këtij vendi. Po s’ muni ju me dalë me votu kundër disa marrëveshjeve, kemi qëndrime, qi asht turp, edhe dilni tash këtu boni filma…është shumë turp çka keni bo sot”, ka deklaruar Basha. Në kohën kur po shkonte në vendin e tij, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ia dha fjalën për replikë, Arben Gashit, por kjo e zemëroi Dimalit të Vetëvendosjes, i cili iu drejtua me fjalët “S’ka të drejtë fjale ky se s’e ka pas fjalën, s’ka të drejtë replike kryetar”, tha ai. Në një moment kryekuvendari e urdhëroi Dimal Bashën të ulet në vendin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …