Kuvendi sot ka shqyrtuar Projektligjin lidhur me Projektin e Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë

Kuvendi sot ka shqyrtuar Projektligjin lidhur me Projektin e Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë

Kuvendi i Kosovës është duke e shqyrtuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”. Këtë projektligj e ka prezantuar ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati. “Me qellim të përmirësimit dhe targetimit të politikave për skemat sociale të familjeve në nevojë, ne si MF kemi nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare. Vlera totale pritet ta kap shumën prej 47 milionë euro dhe do t’i mundësojë Qeverisë që ta përmirësojë efikasitetin e asistencës sociale. Përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejtpërdrejtë te familjet në nevojë si dhe avancimin e sistemeve të integruara sociale në mënyrë që në të ardhmen të ofrohet mundësi që të zgjerohet baza e asistencës sociale në përputhje me nevojat e qytetarëve”, ka thënë Murati. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kanë thënë se grupet e tyre parlamentare do ta mbështesin këtë projektligj. Kundër këtij projektligji është shprehur LDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …