Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka reaguar për fjalët fyese që iu thanë zëvendës-kryeministrit, Dritan Abazoviq, nga një disa protestues në Podgoricë. Ai u kërkoi maturi politike dhe njerëzore të gjithë atyrë që janë të angazhuar në politikë. “Dënojmë ashpër fjalët ofenduese drejtuar zv.kryeministrit Dritan Abazoviq, me bazë nacionale nga ana e protestuesve para RTMZ sonte në Podgoricë. Këto ofendime nuk janë vetëm personale por ofendim i të gjithë popullit tonë.” shkroi Nimanbegu në një postim të tij, duke shtuar se ftesat për protesta dhe akuzat për tradhti janë të papërgjegjshme dhe manipulim i qytetarëve. Vetëm me dialog mund të dilet nga situata e cila është përgjegjësi e ekstremizmit politikë nga ana e përfaqësuesve politikë të subjekteve qeveritare aktuale, sa saktësuar Genc Ninambegu.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …