24 vjet më parë policia serbe kishte ndërmarrë sulmin e dytë kundër familjes së Shaban Murat Jasharit, në fshatin Prekaz i Ulët. Atë ditë, qysh herët në mëngjes nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje me rëndësi të historisë sonë më të re do të bëhen homazhe te shtatoret e pllakat e dëshmorëve, pastaj do të vizitohen kullat e vendet e tjera të kësaj familjeje historike të mbarë kombit shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …