Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ndan çmimet vjetore për tregimet më të mira në media si dhe mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve”, në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2021.
KOMF këtë vit ndau gjashtë çmime vjetore në fushën e gazetarisë në mbrojtje të fëmijëve dhe katër mirënjohje vjetore me titull “Mik i Fëmijëve”, për individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Paneli Vlerësues për shkrimet gazetareske, i përbërë nga Evliana Berani – gazetare, Luljetë Prekazi – psikologe dhe Imer Mushkolaj – gazetar, ka përzgjedhur gjashtë gazetarë për tu vlerësuar me çmimin vjetor 2021 në fushën e gazetarisë, si më poshtë:
· Arbisa Shefiku nga Kallxo.com, me: “Ngacmimi seksual në Malishevë” fiton Çmimin Vjetor 2021.
· Ardita Rashiti nga T7, “Qendrat për mësim shtesë rrezikojnë të mbyllen” fiton Çmimin Vjetor 2021.
· Blerta Ahmeti nga Albanian Post, me: “Të vetmuar së bashku” fiton Çmimin Vjetor 2021.
· Dilaver Polisi nga Kohavizion, me: “Tregimi inspirues i futbollistit gjilanas, Enis Xhemaili” fiton Çmimin Vjetor 2021.
· Fitim Gashi nga Koha Ditore, me: “Të pastrehët e pandemisë” fiton Çmimin Vjetor 2021.
· Valon Fana nga Kallxo.com me: “Dyshime për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve kosovarë nga organizata World Vision” fiton Çmimin Vjetor 2021.
Ndërkohë që Paneli Vlerësues për nominimet Mik i Fëmijëve, i përbërë nga Blerta Perolli Shehu – Universiteti i Prishtinës, Zana Zeqiri – SHFMU “Meto Bajraktari” dhe Dren Rexha – Zyra e UNICEF Kosovë, ka vlerësuar dhe ndarë katër Mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për katër personalitete të cilët përgjatë 2021, kanë ofruar mbështetje e kontribut në mbrojtje e mirëqenie të fëmijëve të cenueshëm. Mirënjohjet u ndanë si më poshtë:
· Familja strehuese Myrvete dhe Liman Qarri nga komuna e Shtimes, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021” për strehimin e mbi 40 fëmijëve pa kujdes prindëror në shtëpinë e tyre, përgjatë 16 viteve.
· Floriana Bajrami, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për mbështetjen e ofruar për nevojat shëndetësore të fëmijëve.
· Art Qelaj, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për ndihmën dhe mbështetjen ndaj fëmijëve me Sindromën Down.
· Këngëtarja Dafina Zeqiri, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2021”, për ndihmën dhe mbështetjen ndaj fëmijëve me autizëm.
KOMF falenderon të gjithë fituesit, gazetarët dhe Miqtë e Fëmijëve, individët, korporatat, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit të përbashkët fisnik të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre.
Ndarja e çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2021, u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.