leoni

Vezirët kokëprerë, Lutfi Pasha, (Damat Çelebi, Lutfi Pasha) 1488-1564 VII

Lufti Pasha, njëri ndër mendimtarët dhe shkrimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane, kishte lindur në vitin 1488, në një fshat në rrethinën e Vlorës, Ishte  bashkëkohës dhe bashkëvendës i Ajaz Mehmed Pashës. Në moshë të re u rrëmbye nga turqit si shumë shqiptarë të tjerë, gjithnjë sipas ligjit të “Devshirmesë”, që ishte një “tagër në gjak” që duhet të paguanin të krishterët, të cilët nuk i pranonin të rekrutoheshin në ushtrinë turke, nëse paraprakisht nuk konvertoheshin në islam. Lutfi Pasha ka qenë veziri i tretë me radhë, me origjinë shqiptare në kohën e Sulltan Sylejman ligjëvënësit.

Duke qenë se ishte shumë i zgjuar në mësime, shkollimin e mbaroi në medresenë,  Sulltan Bajazidi II, ku ai mori një arsim të lartë  në shkencat islame. Përveç në mësime ai ishte shquar edhe në ushtri dhe në administratë.  Në moshë të pjekurisë emërohet Sanxhakbej i Kostamanisë. Më vonë shërbeu si Bejlerbeg në Karamani. Ka marrë pjesë në luftime në kohën e Sulltan Selimit, babait të Sulltan Sylejmanit.  Ka luftuar kundër Safavidëve në Anadollin Londor dhe kundër sundimtarëve mamelukë të Egjiptit e Sirisë.

Për jetën dhe veprën e atij ai ka shkruar gjërisësisht në librin e njohur “Asafname”. Ka shërbyer dhe në Sanxhakun Ajdin dhe në Janinë të Çamërisë. Në një shkrim të Fahridin Beut, thuhet se ka marrë pjesë në pushtimin e Rodosit në vitit 1522 dhe më pas është emëruar Sanxhakbej. Ka marrë pjesë edhe në rrethimin e Vjenës në vitin 1529. Për këto dhe ekspedita të tjera ku ka marrë pjesë, ai ka lënë shënime në librat e tij të shumta që i ka shkruar në gjuhën turke dhe në gjuhën arabe. Në librin: “Lutfi Pasha, Tevârih-i ‘Al-i osman, ed. Aliu, İstanbul 1341 / 1922-3, 3). (Lufti Pasha, “Historia osmane”), thuhet se ishte ndër dijetarët e parë të kohës së kishte shqyrtuar disa nga praktikat e Shtetit Osman dhe kishte bërë përpjekje të për të dëshmuar se mund apo nuk mund ta merrnin titullin e Kalifit, sulltanët që nuk ishin me origjinë arabe, duke qenë se Kalifati arab kishte sunduar shtatë shekuj.

Në vitin 1539, kur vdiq nga murtaja, Veziri, Ajaz Pasha, Sulltan Sylejmani, emëron Luftfi Pashanë në postin e Vezirit të Madh. Në këtë post qëndri deri vë vitin 1541, kur në rrethana jo sa duhet të njohura  u tërhoq nga detyra me dëshirën e vet. Marrëdhëniet e tij me Sulltan Sylejmanin nuk qenë të mira, edhe pse  ai ishte dhëndër i Sulltanit. Shërbimi sekret i Pallatit, në të cilin ishte pleksur dhe kishte shumë ndikim sulltanesha Hyrem, i kishte kurdisur një prapaskenë skandaloze me një robëreshë, të cilën ai e dëboi duke e rrahur, por ajo kishte deklaruar se Veziri e kishte abuzuar. Pas lësaj kurdisjeje fatale, motra e Sulltanit Hyrixhihanshah e prishi kurorën. Lutfi pashai i vetmuar dhe i pa përkrahur nga askush u tërhoq në lëminë e studimeve.

Prej vitit 1541 e deri në vitin 1564 u angazhua në shkrimin e librave të shumtë sidomos me përmbajtje fetare.  Edhe pse ishte lënë në harresë dhe veprimet e tij interpretoheshin si veprime të njeriut të shkalluar ai nuk reshti së punuari  deri në vitin 1567 kur dhe Lutfi Pashait, në moshën nafër 80-vjeçare iu pre koka, si pasojë e kurdisjeve të shërbimeve sekrete në Pallat.

Lutfi Pashai ka shkruar 21 vepra me përmbajtje historike dhe fetare. 13 prej librave i ka shkruar në gjuhën arabe, e cila konsiderohej gjuhë e islamit, meqë në atë gjuhë ishte shkruar Kurani, dhe 8 libra në gjuhën turke. Dy prej këtyre librave titullohen “Asafname” ku janë përshkruar veprat dhe aktivitetet e vezirëve në Pallatin Perandorak. Ai ka shktuar edhe disa libra për Historinë Osmane, libra me shqyrtime e studime islame, që konsiderohen të jenë një rëndësie të veçantë. Ka shkruar  dhe disa libra ku ka përfshirë përvojën e tij jetësore në kohën e tre sulltanëve, Sulltan Bajazidit të Dytë, Sulltan Selimit dhe Sulltan Sylejmanit.

Literatura:

 

Lutfi Pasha, Tevârih-i ‘Al-i osman, ed. Aliu, İstanbul 1341 / 1922-3, 3.

https://en.wikipedia.org/wiki/Lütfi_Pasha.

https://fr.wikipedia.org/wiki/Lütfi_Pacha.

https://www.wikidata.org/wiki/Q158470

/lutfi-pasha-attacks-his-wife-shah-sultan-and-suleiman-decides-to- punish-him.

www.wikipeetia.org/Lutfi_Pasha.

Josepf Von Hammer. Istorija Turskog Osmanskog Carstva, Zagreb 1979.

Ahmet Qeriqi

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Luani duhet sa më parë të shkojë në Shqipëri (E enjte 19 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Luani duhet sa më parë të shkojë në Shqipëri (E enjte 19 nëntor, 1998)

Moti duket sikur është përmirësuar por ka filluar era e dimrit. Fryma e ftohtë që …