leoni

Grupi i fëmijëve “Respect Our Rights – ROR” dhe Asambletë e Fëmijëve kërkojnë veprime urgjente nga institucionet arsimore...

Grupi i fëmijëve “Respect Our Rights – ROR” dhe Asambletë e Fëmijëve kërkojnë veprime urgjente nga institucionet arsimore…

Grupi i fëmijëve “Respect Our Rights – ROR” dhe Asambletë e Fëmijëve kërkojnë veprime urgjente nga institucionet arsimore për mbajtjen nën kontrollë të gjendjes me COVID-19, konkretisht kalimin e procesit mësimor nga skenari A në skenarin C.

Grupi i fëmijëve “ROR” dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve shprehin shqetësim të madh në lidhje me situatën alarmante të shëndetit të nxënësve nëpër shkollat e Kosovës. Ne si zë përfaqësues i fëmijëve të Kosovës, vazhdimisht jemi duke pranuar informata, kërkesa dhe ankesa të nxënësve dhe prindërve
lidhur me papërgjegjësinë e menaxhimit të situatës me COVID-19 në shkollat e vendit. Një proces mësimor në të cilin mungojnë mësimdhënësit zëvendësues të atyre që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, është proces tejet i mangët dhe i keqmenaxhuar.

Pasojat janë të mëdha për të gjitha palët e më së shumti për nxënësit të cilët janë të sëmurë me këtë virus por edhe për ata të cilët obligohen të izolohen për shkak se familjarët e tyre kanë rezultuar pozitiv. Këtyre nxënësve u mohohet e drejta për arsim, për faktin se nuk iu ofrohet mësimi online/në distancë gjatë kohës sa janë të izoluar.
Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë obligime ligjore që të sigurojnë shëndet&mirëqenie dhe arsim cilësor. Rrjedhimisht, dështimi i tyre për t’u ofruar nxënësve arsim cilësor në kushte pandemie nuk paraqet vetëm shkelje ligjore, por edhe shkelje të detyrimit të shtetit që fëmijëve t’u sigurojë të drejtën në arsim dhe mirëqenie.
Shkollave të Kosovës gjithashtu u mungojnë testet antigjen me ndihmën e të cilave bëhet detektimi më i shpejtë i rasteve pozitive me COVID-19 dhe procedohet tutje. Shpërndarja e testeve nëpër shkolla nuk është e drejtë dhe sasia e cila shpërndahet është e vogël për të mos thënë e paktë.
Grupi ROR dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve të Kosovës edhe një herë u bëjnë thirrje urgjente të gjitha institucioneve arsimore kompetente duke filluar nga menaxhmenti shkollor dhe taskforcat antiCOVID në nivel shkolle për evidentimin e saktë të rasteve pozitive dhe për ndërmarrjen sa më të shpejtë të masave të duhura. Masë të duhur konsiderojmë kalimin e procesit mësimor nga skenari A në skenarin C edhe pse praktikat e mëhershme na kanë dëshmuar se mësimi online nuk është efektiv, por kjo duhet të ndodhë në mënyrë që shëndeti i nxënësve të jetë i sigurt. Apelojmë te institucionet relevante që në qoftë se procesi mësimor kthehet nga skenari A në skenarin C, mësimi në distancë të jetë cilësor dhe gjithpërfshirës në mënyrë që të mos hasim në pengesa siç na kanë ndodhur në të kaluarën.

 

Grupi ROR dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …