Në këtë krizë botërore të shkaktuar nga Rusia, vetëm një njeri ka rëndësi: Vladimir Putin. Presidenti rus është mburrur se i vetëm vendosi të pushtojë Krimenë. Tani më shumë se 100,000 ushtarë janë duke pritur urdhrin e tij për marshim në kufirin me Ukrainën. A do ta japë ai? Putin është “mbrojtur” rreptësisht që nga fillimi i pandemisë, qasja tek ai është rreptësisht e kufizuar dhe ata pak njerëz që lejohen ta takojnë duhet të karantinohen për disa ditë më parë. Sipas ish-të besuarve, atij i pëlqen të shikojë televizionin shtetëror, përdor rrallë smartphone dhe shumë rrallë shfleton internetin. Por ai bën shumë telefonata. Por cili është plani për Rusinë dhe botën tani, i burrit që jeton i izoluar në Moskë, në Soçi, ndonjëherë edhe në shtëpinë e tij? Sipas analistit Mihael Thumann, presidenti rus është i shqetësuar për sigurinë e vendit të tij, siç e ka thënë vet ai. Rusia kërkon fundin e zgjerimit të NATO-s, tërheqjen e armëve bërthamore amerikane nga Evropa dhe jo stërvitje të mëtejshme ushtarake pranë Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …