Armë të fuqishme amerikane po zbarkohen në Ukrainë, ndërsa ambasada në Kiev evakuon personelin

Ambasada amerikane, në Ukrainë, ka kërkuar evakuimin e stafit jo esencial të saj në mes të rritjes së frikës për pushtim të Rusisë. Presidenti Joe Biden ka premtuar dërgim të armatimit në Ukrainë gjatë natës së djeshme. Evakuimet e amerikanëve mund të fillojnë nga java e ardhshme kanë thënë mediat amerikane duke cituar burime të afërta me qeverinë ukrainase, shkruan The Guardian, Kjo shënon zhvendosjen e fokusit të ambasadës drejt “ndihmës së Ukrainës për të forcuar mbrojtjen e saj përballë agresionit rus në rritje”. Ambasada amerikane në Kiev ka njoftuar se dërgesa e parë e asistencës ushtarake amerikane ka arritur mbrëmë në Ukrainë, e cila përfshinë armatim të përshkruara si “90 ton të ndihmës vdekjeprurëse, duke përfshirë municione për ushtarët në front që po mbrojnë Ukrainën”.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …