Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka qëndruar për vizitë në Gjenevë të Zvicrës, në nismën e PDK-së për hapjen e nëndegëve kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë. Në takim me përfaqësuesit e nëndegës së PDK në Gjenevë, deputeti Reçica ka diskutuar për vizionin e ri të PDK-së për diasporën dhe programin për të ardhmen e vendit. “Partia Demokratike e Kosovës po gjen përkrahje kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë, si parti e lirisë, pavarësisë dhe shtet ndërtimit. Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër zhvilluam një takim shumë të mirë me nëndegën e PDK-së në Gjenevë. PDK do të shtrihet në të gjitha Kantonet e Zvicrës për të qenë afër diasporës tonë dhe për të koordinuar së bashku të ardhmen për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Elmi Reçica në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …