Sekretari i Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Blinken ka njoftuar se ka autorizuar shtetet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë. “Përshpejtova dhe autorizova dhe ne mbështesim tërësisht bartjen e pajisjeve mbrojtëse që aleatët e NATO-s, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë po i ofrojnë Ukrainës për të përforcuar aftësinë e saj për t’u vetëmbrojtur përballë agresionit të paprovokuar dhe të papërgjegjshëm nga ana e Rusisë,” ka shkruar në Tuiter, Sekretari i Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Blinken. Ai falënderoi gjithashtu këto ish-republika sovjetike dhe anëtare e NATO-s, për mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …