Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka njoftuar se javëve të fundit, Rusia ka rritur mbështetjen e saj ushtarake për formacionet separatiste në lindje të Ukrainës, të cilat i ka ndihmuar me 7 mijë tonë karburante, tanke, artileri vetëlëvizëse dhe armë të tjerë. Në deklaratën e inteligjencës ushtarake ukrainase po ashtu u tha se qendrat e rekrutimit në Rusi kanë shtuar përpjekjet për rekrutimin e mercenarëve për të luftuar në lindje të Ukrainës. Nga ana tjetër, Moska ka mohuar se është e përfshirë ushtarakisht në luftën në lindje të Ukrainës, pavarësisht të dhënave që tregojnë se Rusia po ofron mbështetje ushtarake, ekonomike dhe politike për formacionet separatiste që kontrollojnë pjesë të rajoneve ukrainase Luhansk dhe Donetsk, që prej se konflikti nisi në fillim të vitit 2014.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …