Kadri Veseli

Me shumicë votash, Kadri Veseli zgjidhet kryetar i PDK-së

Kadri Veseli me shumicë votash është zgjedhur në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Në Konventën e 7-të zgjedhore të PDK-së, të mbajtur në mjediset e Hotel ‘Emerald’, pika kryesore e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetrarit të ri të partisë që do të pasojë ish-kryetarin, Hashim Thaçi. Hajredin Kuçi propozoi që votimi për zgjedhjen e kryetarit të bëhej me vota të hapura. Me këtë rast, delegatët e PDK-së votuan të gjithë pa përjashtim për Kadri Veselin si kryetar i partisë. Pas zgjedhjes, ky i fundit ka falënderuar të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë, ndërsa nuk harroi të falënderonte Hashim Thaçin si themelues të PDK-së. “Do të vazhdojmë aleancën e përhershme dhe të përjetshme me SHBA. Do të vazhdojmë orientimin tonë pro-perëndimor, anëtarësimin tonë në NATO me Forcat e Armatosura të Kosovës, forcë e cila së shpejti do të themelohet”, ka deklaruar mes të tjerash kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

28 Nëntori shënon edhe tri data të rëndësishme të historisë kombëtare

28 nëntori në Kalendarin e historisë shqiptare, shënon ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të kombit shqiptar

Muaji nëntor në Kalendarin e historisë kombëtare shqiptare, shënon ngjarjet më të mëdha dhe më …