Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë marrë masa të reja ndaj pandemisë. Ai ka shkruar se është vendosur që punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1. Çertifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë. Kryetari, Përparim Rama ka bërë të ditur se 78% e punonjësve të Komunës së Prishtinës janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …