Azgan Haklaj

Azgan Haklaj: Koalicioni PD dhe SHBA apo poli i tretë “non grata” i fabrikuar nga trekëndëshi i Bermudës?!

Kjo është pjesa e fundit e xhunglës.

Këtu dëshmohet qartë kontributi im për mbrojtjen e vlerave të demokracisë dhe për PD dhe arsyeja e kandidimit tim për deputet është vlerësimi i këtij kontributi dhe çeta e fb ta mësojë pa dilemë se nuk mu ka bërë dhuratë nga Sali Berisha.

Të gjithë ata që kanë qenë të paqartë për qëndrimin tim dhe rreshtimin në mbrojtjen e strukturave legale të PDSH-së e kuptojnë lehtë se unë nuk trembem nga kërclnimet anonime, nuk shantazhohem nuk intimidohem, nuk blihem as nuk shitem.

Ju shpreh edhe njëherë mirënjohjen vëllezërve dhe motrave të Malësisë së Gjakovës që me zgjodhën për ti përfaqesuar në parlamentin e Shqipërisë në vitin 2001-2005.

U shprej mirënjohjen time më të thellë të gjithë demokratëve të Shqipërisë që kanë mbështetur strukurat legjitime të PDSH dhe kryetarin e saj të zgjedhur me referendum blu z Lulzim Basha dhe solidaritetin me ne në këtë betejë epike për ndarjen përfundimtare me berishizmin, despiunizimin, dekoministizimin, demercenarizmin politik, denepotizmin dhe jetësimin e sloganit:

“Siç është PD-ja sot është Shqipëria nesër”.

Të gjithë ata që mbështesin polin e tretë, koalicionin non grata fabrikim i trekëndeshit të Bermudës për rrëmbimin e opozitës të kthjellohen dhe të bëjnë një arsyetim përtej emocionit.

Poli i tretë, apo koalicioni nën grata nuk e ka shqetësim demokracinë as Shqipërinë por hallin e vet e të familjeve të veta.

Shqiptarët tashmë e kanë të qartë së po hapet një kapitull i ri.

Historia dhimbshme e tranzicionit prej tre dekadash po mbyllet dhe po lind epoka demokratike.

Shqiptarët do të zgjedhin të ardhmen.

Përpara me Lulzim Bashën!.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …