Pas zgjedhjes në krye të partisë më të votuar në vend, Kadri Veseli është zotuar se do të bëjë gjithçka për të dëshmuar vetën të denjë për përkrahjen që i është dhënë. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që vendi të bëhet sa më shpejt anëtar i BE-së dhe NATO-s. “Me këtë votëbesim më keni obliguar që unë të bëj gjithçka që është e mundur për ta dëshmuar veten të denjë për përkrahjen tuaj. Unë e çmoj shumë besimin që më jepni dhe ju them si shqiptar krenar që besa është një kontratë e shenjtë e zotohem para jush që nuk do t’ju zhgënjej. Por dua t’ju siguroj për diçka: unë kam për të përjetuar të njëjtën dhimbje si ju. Kam për të bashkëndjerë çdo shqetësim, sfidë apo vështirësi të vendit tonë. Kam për të kaluar pafund netë pagjumë duke vrarë mendjen se çfarë mund të bëj më mirë që shteti ynë të bëhet sa më shpejtë anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe që qytetarët tanë të jetojnë sa më të begatë dhe të lirë. Në jetën time nuk kam pasur motiv dhe objektiv më të rëndësishëm se ky dhe ju siguroj që do të përpiqem për këtë objektiv sa të mundem deri sa të marr frymë. Faleminderit!”, thuhet në shkrimin e Veselit.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …