Artan Grubi

Artan Grubi: Vendimi i Qeverisë së Kosovës më ka befasuar, nuk e kuptoj arsyen e një mase të tillë, në gjendje të njëjtë pandemike

Zëvendës-kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se  vendimi  i Qeverisë së Kosovës e ka befasuar dhe nuk e kupton arsyen e një mase të tillë, pasi që gjendja me Covid-19 është e njëjtë në të dyja vendet. Shpresoj që Qeveria e Kosovës do ta shqyrtojë këtë vendim gjatë javës që vjen dhe do të rikthen masat paraprake, Grubi tregon se synimi i tyre është që të largojnë kufijtë mes vendeve, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe mallrave.  Një nga vendimet e para në të cilat kemi insistuar që të ndërmirren në qeverinë e kaluar ishte të hiqen kufizimet në kufirin me Kosovën dhe këtë e arritëm pas shumë përpjekjeve dhe takimeve me autoritetet shëndetësore në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …