leoni

Edi Rama

Kryeministri, Rama, u kërkoi deputetëve të PS-së të mendojnë lidhur me kandidaturat për kryetar të Republikës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u kërkoi deputetëve të Partisë Socialiste  të mendojnë për kandidatura të mundshme, lidhur me postin e kryetarit të Republikës, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës, në prill të këtij viti. Ai tha se kandidati mund të jetë një burrë, ose grua, edhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por pranoi se me krizën në Partinë Demokratike, socialistët e kanë të vështirë të dialogojnë për këtë çështje. “Presidentin duhet ta zgjedhë ky grup parlamentar në radhë të parë. Ndërlikimi me krijimin e dy Partive Demokratike na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku ta kërkojmë dialogun me opozitën parlamentare, por ndërkohë duhet të mendojmë për mënyrën sesi mund të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje”, tha Rama. Kemi përgjegjësinë e madhe qytetare, politike dhe kushtetuese që t’i japim shqiptarëve në krye të shtetit një njeri normal, në radhë të parë. Presidenti mund të gjendet këtu mes nesh, por mund të jetë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Do iu lutesha të gjithëve të mendojmë në këtë sens dhe cilido që ka një ide sesi mund të organizohemi, ka saktësuar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …