Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta tërheq vendimi për ndalimin e qytetarëve të Shqipërisë në kufi, nëse nuk i kanë tri doza të vaksinës. Haradinaj thotë se ky vendim është arbitrar dhe i dëmshëm dhe sipas tij këtë masë nuk e ka aplikuar asnjë shtet fqinj. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka aplikuar asnjëri nga shtetet fqinje. Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër”, shkruan Haradinaj. Sot, banorë të zonave të ndryshme të Shqipërisë protestuan në kufirin me Kosovën, në Morinë, kundër kësaj mase arbitrare dhe krejtësisht të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …