Thaçi uron kryetarin e ri të PDK-së

Thaçi uron kryetarin e ri të PDK-së

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar sot kryetarin e sapo-zgjedhur të PDK-së, Kadri Veselin. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se ndihet mirë kur e sheh tranzicionin e suksesshëm në udhëheqjen e PDK-së. “Kam besim se ju z.Veseli dhe lidershipi i PDK do të forconi institucionet, do të thelloni me tutje reformat demokratike, do ta fuqizoni unitetin e vendit, kohezionin qytetar si dhe dialogun ndër-partiak, dhe do ta afroni edhe më shpejt Kosovën në NATO dhe BE. Urime juve dhe anëtarësisë së PDK në hapjen e një kapitulli të ri”, thuhet në urimet e kryetarit të vendit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …