Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, kanë pritur në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë pritur në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Çağrı Sakar dhe zyrtarët e TIKA-s, me të cilët është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Komunës së Skenderajt dhe Ambasadës së Turqisë. Gjatë takimit është folur konkretisht për projektet që do të realizohen në komunën e Skenderajt, në fushat si ajo e arsimit, bujqësisë, urbanizmit, kulturës e trashëgimisë, projekte që do të realizohen në bashkëpunim të institucioneve respektive. “Diskutuam me theks të veçantë për gjetjen e donatorëve dhe mundësive të tjera, për të realizuar një nga projektet më të rëndësishme që ka pasur ndonjëherë në këtë anë, Penda e Drenicës, që do të zgjidhte njëherë e mirë problemin e ujit të pijes, madje do të siguronte edhe ujitje të tokave bujqësore dhe prodhim të energjisë elektrike”, ka thënë gjatë takimit Nura. Sa i përket Komunës së Skenderajt, çdo investitori do t’i ofrohet i gjithë bashkëpunimi i nevojshëm dhe lehtësira të tjera, në funksion të realizimit të këtij mega-projekti, ka thënë kryetari Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …