Vezirët kokëprerë me origjinë shqiptare, Kara Ahmed Pasha (…29 shtator 1555) VIII

Përveç tre Vezirëve të mëdhenj me origjinë shqiptare  të kohës së Sulltan Sylejmanit, sikur ishin Ibrahim Pashë Parga, Lutfi Pasha dhe Ajaz Pasha, njihet edhe një kryeministër tjetër me origjinë shqiptare. Ai ishte Ahmet Pasha i Zi, ose Kara Ahmed Pasha. Ashtu si Ibrahim Pasha e Lutfi Pasha edhe ky pasha ishte dhëndër i Sulltan Sylejmanit dhe pësoi “fatin” e dy paraardhësve të tij.

Të dhënat biografike për këtë pasha nuk bëjnë të ditur se në cilin vend ka lidhur por dihet se ishte shqiptar i rrëmbyer nga turqit me ligjin e Devshirmesë. Ishte edukuar në radhët e jeniçerëve dhe kishte treguar aftësi luftarake, zotësi dhe zhdërvjelltësi në organizim dhe aktivitetet ushtarake. I takonte radhëve të jeniçerëve të cilët mbështesnin, Mustafa Pashanë, djalin e madh të Sulltanit, i cili me urdhër të babait të tij ishte ekzekutuar në tetor të vitit 1553. Ahmed Pashai kishte akuzuar Rrustem Pashanë se kishte gisht në intrigat që ai dhe sulltanesha Hyrem kishin përgatitur, duke e bindur Sulltanin se djali i tij Mustafai po përgatitej ta rrëzonte babanë nga froni dhe të emërohej në postin e tij. Për shkak të dyshime që pati vetë Sulltani në pleksjen e Rrustem Pashait, pas kishte dhënë urdhër të ekzekutohej i biri,  ai e suspendoi atë nga Posti i Vezirit të Madh dhe në vend të tij, emëroi Kara Ahmet Pashanë.

Ahmed Pasha është i njohur në historinë e Perandorisë Osmane, për ekspeditat e suksesshme ushtarake në luftimet e zhvilluara për pushtimin e  qytetit shumë të fortifikuar hungarez, Temishvár, më 26 korrik të vitit 1552. Atë vit, ushtria e tij mori tri kështjella të tjera në Veszprém, Szolnok dhe Lipová.

Ishte koha kur një vezir tjetër nga Bosnja, Mehmed Pashë Sokolloviqi po e fitonte simpatinë e Sulltanit po në përmasa, që kishte dikur Ibrahim Pargaliu.  Mori pjesë edhe në Betejën e Mohaçit kundër Hungarisë. Gjatë kohës që ishte kryeministër, në vitet 1553-1555, u ngarkua të merrej vesh me shahun e Iranit dhe nënshkroi me të një marrëveshje paqeje, sipas së cilës Iraku mbeti nën sundimin osman, Gruzia dhe Armenia u ndanë më dysh, ndërsa Azerbajxhani kaloi nën sundimin e shahut të Iranit. Marrëveshja e paqes ishte e favorshme sepse Perandoria Osmane doli në gjirin Persik. Me flotën osmane u kryen edhe disa pushtime në Afrikën Veriore.  Ndikimi i fuqishëm në harem i gruas së Sulltanit, Roksandës, me origjinë ukrainase, e njohur si sulltanesha Hyrrem, bëri që edhe Ahmet Pasha i mbiquajtur i Ziu, të bie në kurthin e saj dhe të Rrustem Pashait, po ashtu dhëndër i Sulltanit, me origjinë kroate. Shpifjet që kishin kurdisur të dy, pastaj fakti se ai kishte mbështetur me tërë forcën sulltan Mustafanë, bënë që ai të akuzohet për tradhti dhe  më 29 shtator të vitit 1555, i humbet  koka, ashtu sikur shumë vezirëve të tjerë me origjinë shqiptare.

Burimet:

Josepf Von Hammer. Istorija Turskog Osmanskog Carstva, Zagreb 1979.

www.turkiyegazetesi.com.tr/magazin/142769.aspx‎CachedSimilar.

https://eksisozluk.com/kara-ahmet-pasa–1536696

Gazeta “Votra”

Ahmet Qeriqi

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …