RrGK: Nisma rajonale “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në BE” ndan 30 grante

RrGK: Nisma rajonale “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në BE” ndan 30 grante

Si pjesë e nismës rajonale “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në Bashkim Evropian”, organizata Reactor-Hulumtimi në Veprim, së bashku me partnerët e tjerë, duke përfshirë këtu Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK) kanë ndarë gjithsej 30 grante për organizata të shoqërisë civile nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht; Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mal i Zi, si dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlera e përgjithshme e këtyre granteve është 409.744€, kurse vlera për një grant arrin deri në 15.000€.

Grantet përfituese do të zbatohen përgjatë 18 muajve të ardhshëm dhe do të trajtojnë çështje që ndërlidhen me barazinë gjinore, si dhe avancimin e pozitës së grave në të gjitha fushat e jetës.

Organizatat rajonale që kanë përfituar nga këto grante janë:

Kosovë:

  • Gruaja Hyjnore
  • Qendra për Komunitetet Pakicë
  • EcoKosWomen – EKW
  • Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës
  • Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)

Bosnjë dhe Hercegovinë:

  • Qendra për Mbështetjen e Organizatave “Censor”
  • Fondacioni i Grave të Bashkuara “Banja Luka”
  • Fondacioni CURE
  • Shoqata e Grave Rome “Një e ardhme më e mirë” e qytetit Tuzla

Mal i Zi:

  • Bashkimi i të Verbërve të Malit të Zi
  • Asociacioni LGBTIQ i Malit të Zi -Queer Montenegro
  • Instituti Alternativa
  • Aleanca e Grave për Zhvillim
  • Asociacioni “Spectra”
  • Asociacioni i të Rinjve me Aftësi të Kufizuara të Malit të Zi

Maqedoni e Veriut:

  • Komiteti për të Drejtat e Njeriut “Helsinki”
  • Glasen Tekstilec
  • Finance Think
  • Koalicioni Rural
  • Shoqata Humanitare “Nëna”
  • Organizata e Grave të Strumicës

Serbi:

  • Fondacioni ARKA
  • Asociacioni për Zhvillimin e Kreativitetit
  • Nisma për të Drejta Sociale dhe Ekonomike “A 11”.

Shqipëri:

  • Së bashku për jetën
  • Instituti Shqiptar për Hulumtime Ligjore dhe Territoriale- ALTRI
  • Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”
  • Në Dobi të Komunitetit
  • Shoqata e Gruas në Audiovizuel – AWA
  • Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim.

Mbështetja financiare e dhënë për këto organizata lokale për të drejtat e grave synon që (1) të rrisë kapaciteteve e organizatave për t’u angazhuar në mënyrë me efektive në bashkëpunimet me qeveritë, me delegacionet e Bashkimit Evropian (BE), me Përfaqësuesit Special të BE-së, si dhe me organizatat e tjera në rajon, duke ngritur vetëdijen e këtyre aktorëve mbi aspektet gjinore të procesit të anëtarësimit në BE, për rëndësinë dhe rolin e tyre në integrimin e perspektivës gjinore në këto procese; (2) të përmirësojë llogaridhënien e qeverisë dhe të delegacioneve të BE-së dhe të Përfaqësuesve Specialë të BE-së lidhur me jetësimin e zotimeve të tyre për barazi gjinore dhe të drejta të grave përgjatë këtyre proceseve.

Përfituesit e këtyre granteve u zgjodhën nga gjithsej 96 aplikantë, bazuar në kriteret e përcaktuara. Komisioni për Vlerësimin e Granteve përbëhej nga përfaqësues të organizatave partnere në këtë nismë, duke përfshirë këtu: Reactor-Hulumtimi në Veprim nga Maqedonia e Veriut, Rrjeti i Grave të Kosovës nga Kosova, Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare (AWEN) nga Shqipëria, Të Drejta për të Gjithë nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për të Drejtat e Grave nga Mali i Zi dhe Fondacioni Kvinna till Kvinna nga Suedia përmes zyrës së saj në Maqedoninë e Veriut.

Nisma “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në Bashkim Evropian” përqendrohet në rritjen e bashkëpunimit regjional ndërmjet organizatave për të drejtat e grave, hulumtimit dhe analizave gjinore për informimin e politikë-bërjes, në kuadër të avokimit të bazuar në fakte dhe mbikëqyrjen e reformave lidhur me anëtarësimin në BE. Nisma në tërësi synon avancimin e barazisë gjinore në shtetet e Ballkanit Perëndimor përmes procesit të anëtarësimit në BE.

Kjo nismë financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …