Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Qeveria po frikësohet për t’u përballur me krizën energjetike dhe situatën kur Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar shtrenjtim të rrymës. Abdixhiku tha se për shkak se Qeveria po refuzon të merret me këtë çështje, opozita e ka thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme. Ai tha se lidhur me rritjen e çmimit të rrymës, Qeveria po flet nga perspektiva e pushtetit dhe jo nga perspektiva e familjarëve, të cilët, do të goditen rëndë pas shtatë ditësh. Në paraqitjet e deritanishme të Qeverisë, pyetja se a mund të përballohet e paguhet ky çmim nuk zë vend fare. Zë vend pyetja ku t’i gjej paratë shteti. Nuk flitet nga perspektiva e familjarëve, por flitet nga perspektiva e karriges së pushtetit, si brengë e një njeriu të vetëm – e kryeministrit, se ku t’i marrë paratë shteti”, tha Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …