Kryeministri, Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se gjysma e dytë e vitit që lamë pas është karakterizuar me një rritje të çminimeve në tregjet evropiane të energjisë që janë ndikuar nga kërkesa për gaz në Azi, si dhe rritja e kërkesës për energji-elektrike si pasojë e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë. Kriza është e rëndë dhe e thellë dhe unë nuk jam për reduktime. Me këtë rast duhet të kuptojmë se ose duhet të ketë subvencionim nga shteti, ose shtrenjtim, ose kombinim që të gjendet një mes që të ketë një zgjidhje. Qytetarët mund të fantazojmë çfarë të duam, por njëra zgjidhje duhet dhënë. Duhet kuptuar se s’ka zgjidhje ideale në një krizë të rëndë të shkaktuar ndër shumë vite. Të thuhet se ne kemi votuar për këtë Qeveri e s’duam të kemi reduktime e të mos-paguajmë e që Kurti të gjejë zgjidhje është e pamundshme është arsyetuar, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …