Adem Demaçi

Simboli i Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi ka hyrë në rrethin e parë për çmimin NOBEL për PAQE-2016

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka hyrë në rrethin e parë për çmimin NOBEL për PAQE 2016. Këshilli iniciues për çmimin Nobel 2016, për këtë çështje është njoftuar sot, 07 maj, nga Sekretari i Komitetit Norvegjez për NOBEL, Olav NOJSTAD. Këtë vit për çmimin Nobel për Paqe kishin konkurruar 376 kandidatë nga vende të ndryshme të botës, raporton lajmi.net. Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën simotër AICL dhe Universitetin francez, dhe me dekanin e Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, në dhjetorin e vitit 2015, kanë aplikuar për ketë çmim me dy kandidatë për dy çmime: Në Norvegji për Adem Demaçin për çmimin Nobel për paqe, ndërsa në Suedi për Rexhep Qosjen për çmimin Nobel për letërsi. Sa i përket kandidatit të dytë çmimi Nobel për letërsi, Rexhep Qosja, nga Komiteti i Çmimit Nobel nga Suedia , pritet që brenda muajit maj ose qershor të ipet një konfirmim zyrtar, duke pasur parasysh se për Çmimin Nobel për Paqe, është pritur konfirmimi i rezultateve në fund të marsit, por ka arritur vetëm dje, ndërsa për çmimin Nobel për letërsi është dashur të vinte në fillim të këtij muaj, mirëpo ekziston mundësia të vonohet për shkaqe të ndryshme procedurale.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …