Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Qeverisë së Kosovë që të rishikohen masat kundër pandemisë, për shkak se po pengon lëvizjet e lirë të shqiptarëve të kësaj treve. Ajo ka thënë se ka pasur raste kur njerëzit janë kthyer nga kufiri për shkak se nuk kanë pasur mundësi financiare të kryejnë testin dhe ndërkohë nuk kanë pasur kohë që të marrin vaksinën anti-Covid. “Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovë për masat anti-Covid ka prekur aspektin e lirisë së lëvizjes edhe në aspektin financiar në Kosovë. Një numër i studentëve dhe një numër tjetër që punojnë e bëjnë biznes në Kosovë janë prekur nga këto masa. Pavarësisht numrit të vaksinuarve që është një arritje të kënaqshme, sa i përket dozës së tretë që është kërkuar, nuk është numër i madh. Kjo me që ende nuk ka kaluar ende koha e mjaftueshme që të merret kjo vaksinë. Duhet testi që të kalohet kufiri. Tani duhet edhe kostoja shtesë për testin. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rishikojë vendimin”. Ardita Sinani thotë se i kanë shkruar qeverisë së Kosovës dhe nuk kanë marrë përgjigje, por që do të provojnë prapë nesër që të arrijnë mirëkuptim.