Kalendari për vitin 2022 i Radios-Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit, ME ÇLIRIMTARËT, ashtu si çdoherë deri tani, (edhe të gjithë kalendarët paraprakë prej vitit 2000), është shpërndarë falas. Drejtoria e ka praktikuar që me rastin e përvjetorit të Radios, më 4 janar të çdo viti, në pritjen tradicionale për vizitorët e shumtë, t’ iu shpërndajë atyre nga një kalendar dhe një libër falas nga botimet e Radios.
Ky kalendar me fotot e TETË ÇLIRIMTARËVE që po mbahen të pranguar në Hagë: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Pjetër Shala, është mirëpritur përzemërsisht nga invalidët e veteranët e luftës së UÇK-së dhe nga qytetarët liridashës të vendit e më gjerë. Dezinformimet se Kalendari i viti 2022 po shitet, përhapen nga ata që i gëzohen gjykimit të krerëve të UÇK-së, në Hagë, nga dëshmitarët e mbrojtur të Prokurorisë dhe nga kundërshtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Radio-Kosova e Lirë ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë, zëri i luftës dhe i paqes në vend, zëri i çlirimtarëve dhe i të gjithë liridashësve të Kosovës.