Teherani zyrtar pranon se disa prej ushtarëve iranianë janë vrarë gjatë luftimeve në Hapel të Sirisë. Kjo mund të konsiderohet si humbja më e madhe e Iranit në Siri që nga vendosja e forcave atje për ta mbështetur kryetarin kriminel sirian, Bashar Al-Assad. Agjencia e lajmeve Fars ka cituar sot zyrtarë të Gardës Revolucionare të Iranit të kenë thënë se së paku 13 këshilltarë ushtarakë janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur gjatë përplasjeve me kryengritësit islamikë gjatë ditës së djeshme në Khan Tuman, rreth 15 kilometra në jugperëndim të Halepit. Raportet thonë se sulmi në Khan Touman ishte lëshuar nga aleanca e kryengritësve islamikë, të njohur si Jaish al-Fatah, përfshirë edhe Frontin Al-Nusra. Këto burime saktësojnë se që nga fillimi i luftës në vitin 2011, në Siri kanë mbetur të vrarë rreth 280 mijë sirianë.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve
Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …