leoni

Kuvendi Komunal i Malishevës themeloi trupat e Kuvendit

Në mbledhjen e -II- të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, e cila u mbajt dhe u udhëhoq nga kryesuesi, Argjend Thaçi, pas debatit nga këshilltarët për së cilën pikë me votim u bë edhe themelimi i trupave të kuvendit;

  • Themelimi i Komitetit për Politikë dhe Financa

  • Themelimi i Komitetit për Komunitete.

  • Formimi i Komisionit për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2022.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, u miratua kërkesa e kryetarit të Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, për marrjen e vendimit për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Në fund u bë edhe Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve për Stacionin e Autobusëve në Malishevë, ku u zgjodhën dy anëtarë nga Kuvendi dhe më pas do të dërgohet përfaqësuesi i Kryetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …