Partia Socialdemokrate u ka shpërndarë ftesa deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në protestën, që do të organizohet më 29 janar të këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teuta Rrusta, që tha se ftesa për deputetët e opozitës ka qenë për t’u bashkangjitur në protestën që do të mbahet më 29 janar. Ne kemi dorëzuar te secili deputet i partisë opozitare nga një ftesë me një letër shpjeguese për të marrë pjesë në protestën e 29 janarit. Deputeti i opozitës sot në ditë krize të energjisë e ka rolin dhe përgjegjësinë shumë më të madhe sesa në momente të zakonshme”, ka thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …