Duke u përballur me krizën energjetike në vend dhe propozimin e Qeverisë për shtrenjtim të rrymës, të mërkurën është paralajmëruar protestë qytetare. Protesta është paraparë të fillojë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërkaq do të kërkohet të mos aprovohet bllok-tarifa e propozuar nga ZRRE-ja dhe të nacionalizohet KEDS-i. Më 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për vendosjen e bllok-tarifës dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kilovat rreth 200% rritje të çmimit për konsumatorët që e tejkalojnë 600 kilovat. Dosja e bllok-tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit prej nesh. Gjatë sezonit të dimrit konsumi energjetik i një familjeje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 kilovatin që do të thotë që nëse ne e kemi paguar një faturë prej 58 eurove, me tarifën e re do të paguajmë rreth 108 euro”, thuhet në njoftim. Për veç faktit se ky propozim është i palogjikshëm, ai do t’i pasurojë edhe më tej bizneset, në kurrizin tonë. E gjithë kjo bëhet nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve të Kosovës, thuhet mes tjerash, në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …