leoni

QKSS ka publikuar sot raportin:  Kujdesi Ndaj Infrastrukturës Kritike në Kosovë

QKSS ka publikuar sot raportin:  Kujdesi Ndaj Infrastrukturës Kritike në Kosovë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot raportin:  Kujdesi Ndaj Infrastrukturës Kritike në Kosovë – Zbërthimi i politikave ekzistuese dhe zbatimi i tyre në praktikë.
Infrastruktura kritike është segment i cili ndërlidhet me disa fusha të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes, më saktësisht me disa dokumente strategjike dhe ligjore të cilat janë në fuqi por edhe disa nisma të reja.

Kjo analizë ofron një pasqyrë të detajuar të mbrojtjes së infrastrukturës kritike në Republikën e Kosovës duke u bërë dokumenti i parë i publikuar në këtë fushë. Përderisa MPB ka bërë një punë shumë të mirë në hartimin e ligjit për infrastrukturën kritike, duke e vendosur Kosovën një hap para të gjitha shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, ligji mbetet ende i pazbatueshëm për gati 2 vite që nga data e hyrja e tij në fuqi.

Bashkangjitur është komunikata për media, ndërsa raportin mund t’a shkarkoni këtu: www.qkss.org

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …