leoni

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ish-ministri i Energjisë, Et-hem Çeku ka deklaruar për Radion-Evropa e Lirë se  Rehabilitimi i pesë blloqeve të termocentralit “Kosova A” mund ta nxjerrë Kosovën nga terri. Për krizën energjetike, me të cilën po përballet Kosova, ai  fajëson politikën. Sipas tij, sektori i energjisë kërkon një konsensus politik. Pa një konsensus të tillë, vendi do të mbetet me linjit të bollshëm e të politizuar, pa ndërtimin e termocentraleve të reja dhe do të përballet me reduktime të ashpra të energjisë. Kosova, nuk do ta kishte këtë krizë energjetike sikur ta zhvillonte projektin e Termocentralit “Kosova e Re”. I pyetur se  a ka mundur Kosova të ketë pasur mjaftueshëm energji elektrike, po të ishin marrë me kohë të gjitha masat, ish ministri Çeku ka sqaruar se Kosova ka 11 miliardë tonë linjit,  që ka mundur t’i fusë në përdorim, në zhvillimin e sektorit të energjisë. Fatkeqësisht, politikat e gabuara që janë bërë, kanë lënë 11 milionë  tonë linjit të papërdorshëm. Kosova, si një nga vendet më të pasura në botë në fushën e linjitit, duhet të blejë energji elektrike nga 500 euro për megavat, derisa kemi mundur të prodhojmë me 56-60 euro megavatin, ka thënë mes tjerash, Et-hem Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …