Sot u mbajt një protestë qytetare në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Protestuesit kanë kërkuar të mos aprovohet bllok-tarifa e propozuar nga ZRRE-ja. Ata po ashtu kanë kërkuar të nacionalizohet KEDS-i. Protestuesit e tubuar para Qeverisë së Kosovës janë zotuar se nuk do të paguajnë asnjë cent më shumë, nëse propozimi për shtrenjtimin e rrymës do të zyrtarizohet. Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë thanë organizatorët e protestës. Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve të serbëve në veri. Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut. Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, një protestuese kujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”. Në fund, protesta u shpall e mbyllur, por protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen në rrugën e tyre, për të mos lejuar shtrenjtimin e energjisë elektrike, ndërsa nëse ajo shtrenjtohet ata kanë paralajmëruar se nuk do ta paguajnë atë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …