Kuvendi i Komunës se Rahovecit mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2022

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2022, të cilën e ka udhëheqë kryesuesi i kuvendit, Defrim Kafexhiu, ndërsa në mbledhje prezent ishin: Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari, Fatmir Iska, anëtarët e kuvendit, përfaqësues të mediave dhe përfaqësues të OSBE-së. Në fillim në këtë mbledhje u betuan këshilltarët e ri nga anëtaret e AAK-së: Hasan Përboqi, Artan Asllani, Arbër Zenuni, Afrim Berisha dhe Doruntina Sopjani. Kuvendi mori vendim që të themeloj dy komitetet obligative, atë të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF-së),  Komitetit për Komunitete (KK) dhe formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Anëtarët e KPF-së janë: Defrim Kafexhiu-LVV, Besmire Bytyqi-AAK, Rumir Zhuniqi-AAK, Bjondina Kelqka-AAK, Burim Krasniqi-LDK, Bejtullah Deliu-PDK dhe Merlinda Iska-PDK. Anëtarët e KK-së janë: Shqipe Kryeziu-AAK; Edona Kryeziu-LDK; Faton Ramadani-LDK; Dusan Stojanivic-Komuniteti Serb; Bajram Morina-Komuniteti Ashkali; Ramë Berisha-Komuniteti Egjiptian dhe Edonita Berisha – Komuniteti Romë. Kuvendi ka miratuar edhe vendimin për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, kryesues i të cilit me ligj është e përcaktuar të jetë Kryetari i Komunës, Smajl Latifi ndërsa anëtarët tjerë janë: Fazli Morina, Komandanti i stacionit të Policisë; Nysret Abazibra, Bashkësia Islame në Rahovec; Ylvi Shehu, Teqja e Madhe “Shejh Sylejmanit”; Sabahudin Durguti,Teqja e “Haxhi Shej Iliaz Shehu”; Milan Stojanovic, Kisha Ortodokse serbe; Biljana Nakalamic, Komuniteti serb; Egzon Hamza, Komuniteti Egjiptian; Valon Berisha, Komuniteti Romë; Bujar Morina, Komuniteti Ashkali; Kryesuesi i Komitetit për Komunitete; Biljana Nakalamic, Komuniteti serb; Abestrim Rexhepi, përfaqësues i FSK-së; Zyrtar/e për barazi gjinore; Avni Morina, Drejtor i Drejtorisë për Arsim; Ymret Reshiti, Kryetar i Këshillit të Prindërve; Enis Berisha, KLSP; Beqir Hamza, KEVSB; Shani Hoti, Ratkoc; KLSP-Sektori C; Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim; Vjollca Gurguli, SHL-Kosova; Lendrit Qelaj, ZKKK; Shaip Shala, Media lokale; Fadil Sylka, Komuniteti i bizneseve dhe Lulzim Krasniqi, Përfaqësues i Komunitetit të personave me aftës të kufizuar. Gjatë kësaj mbledhje është aprovuar pika e rendit të ditës: Raporti vjetor financiar i Komunës së Rahovecit për vitin 2021, raportin e publikuar mund të gjeni në këtë vegëz: https://www.youtube.com/watch?v=mWgQnaCR8Xk&t=1s .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …